Leonardo Bonucci la Juventusin pas besoi në projektin e ri të Milanit, ishte në kërkim të sfidave të rejave dhe shpreson që brenda katër viteve të fitojë Champions League me kuqezinjtë. Kështu thotë mbrojtësi në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport.
“Shpresoj të bëj te Milani atë që Andrea Pirlo bëri te Juventus. Zgjodha të vija këtu sepse është projekti më ambicioz. Dua të përsëris aventurën që pata te Juventus, ku e nisëm gjithçka nga e para, për t’u ngjitur lart”, thotë kapiteni kuqezi.
Bonucci thotë edhe se krisja me Juventusin nisi që në O’Porto, kur Allegri e la në tribunë për ndeshjen me Porton në Champions League. Në të ardhmen mund të ndodhë që të rishihet me trajnerin në kombëtare. “Nëse ndodh, asnjë problem. Jemi të gjithë profesionistë”, thotë Bonucci.
Ai pranon se ishte diçka e çuditshme të shihte ish-shokët në televizor, për Superkupën e Italisë, me Lazion, megjithatë tashmë është një cikël e mbyllur. Ndryshe nga zërat që flasin për sherre mes tij e bardhezinjve, Bonucci thotë se flet shpesh me ta, i fundit ishte Chiellini, të cilin e uroi për ditëlindjen.