
Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci raportohet se është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Manchester City.
Gjatë verës, Bonucci i dha fund qëndrimit shtatëvjeçar te Juventusi duke kaluar te Milani, por kuqezinjtë janë duke kaluar në një formë të dobët këtë sezon.
Forma e dobët ka shtyrë Barçën dhe Cityn që të shprehin interesim për transferimin e tij gjatë janarit. Të dy ekipet janë duke menduar që të përforcohen në mbrojtje gjatë afatit dimëror.
Javier Mascherano është afër kalimit në Super Ligën kineze, derisa Pep Guardiola është i brengosur me gjendjen fizike të Vincent Kompanys.