
Vazhdojnë dorëheqjet në KShZ. Gati të gjithë anëtarët e tij kanë deponuar dorëheqjet e tyre…
Kanë deponuar tashmë dorëheqjet e tyre nënkryetari i KShZ-së, Rexhep Prekopuca, Subhi Jakupi – i propozuar nga BDI, anëtarët e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, Silvana Boneva dhe Sasho Srçev, si dhe Atanas Urumov.
E vetmja që deri më tani nuk ka paralajmëruar dorëheqje është anëtarja e propozuar nga Lëvizja BESA, Ermira Asani Salija. Një ditë më parë, dorëheq je dhanë kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski, dhe dy anëtarët e propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev. Dorëheqjet në KShZ vijnë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Bejli, se anëtarët e trupit më të lartë zgjedhor kanë marrë kompensime të larta për ciklet e fundit zgjedhore.
Edhe pse KShZ kishte mbështetje ligjore për caktimin e këtyre kompensimeve, Bejli i akuzoi ata për jotransparencë, pasi vendimi i mbledhjes ku u miratuan kompensimet nuk u bë publik për opinionin. Mandati i anëtarëve të KShZ-së zyrtarisht duhej të përfundonte në vitin 2020.

