Borxhet e shumta, shkollat e Çairit pa ngrohje

298

290243

Nxënësit e tre shkollave fillore në komunën e Çairit, mësimin e kanë zhvilluar në klasa të ftohta. Për shkak të borxhit prej gjysmë milion euro, Ngrohtorja Shkup – Veri që në fillim ua ka shkyçur ngrohjen qendrore. Sot nxënësit dhe arsimtarët procesin mësimor e kanë mbajtur me xhaketa të veshura. Disa nga drejtorët shpresojnë se kreu i Komunës do ta shlyej borxhin.

Kreu i Çairit Izet Mexhiti përmes telefonit na tha se ky borxh ekziston dhe nuk është kaq, por më i ulët. Ai nuk përmendi shumën e sakt, por siguroi se problemi do të zgjidhet. Nga Ngrohtorja Shkup – Veri konfirmojnë se prej nesër do të gjendet zgjidhje.

“Në marrëveshje me komunën e Çairit, kemi bërë një kornizë financiare e cila do të mundësojë që të mos ketë ndërprerje. Makpetrol – Prom Gas ka ndërprerë urdhrin për përjashtimin e objektit tonë nga sistemi dhe për tërë këtë është i informuar edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë. Shpresoj që më tutje të mos kemi probleme. Ne sot dhamë urdhër që tre shkollat e shkyçura të kthehen në sistem dhe të kenë energji për ngrohje”,deklaroi Igor Popovski – drejtor i Ngrohtores Shkup – Veri

Ndërkohë, kryetari Mexhiti ankohet se bllok- dotacionet që ua jep Ministria e Arsimit për ngrohje nuk mjaftojnë dhe për këtë ndodh që të ketë problem rreth pagesës. Përkujtojmë se vitin e kaluar pa ngrohje ishin shkollat në Strugë, ndërsa në fillim të sezonit të kaluar problem të ngjashëm kishin edhe shkollat në Tetovë.

Comments