Boshkovski kërkon të harrohen kohët e vjetra

Shkup, 3 gusht – Themelet e shtetësisë maqedonase të cilat ishin gdhendur thellë në mendjet dhe zemrat e parardhësve tanë, me kalimin e kohës na afruan neve para dyerve të ëndrrës evropiane.
Erdhi koha, që pas nesh t’i lëmë paragjykimet, keqkuptimet, t’i harojmë punët e këqija, me respekt për historinë të shkojnë së bashku drejt ardhërisë, ka porositur liderei i “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, për nder të festës së Ilindenit.
“Në të ardhmen nuk do të ketë vend për kontestt historike, nuk do të ketë vend për gjykim dhe paragjykim, nuk do të ketë vend për urrejtje, nuk do të ketë vend për histori të vjetëruara me tradhtarë dhe patriotë. Në të ardhmen atje para portave evropiane ka vend për nderim të historisë, por jo jetesë me të, ka vend për mendësi moderne evropiane, në vend të gjykimeve, paragjykimeve, urrejte, ndarje dhe ndarje, për të mirën e Maqedonisë duhen mendësi të reja të moderuara të cilat do ta respektojnë historinë, por nuk do të jetojnë me të. Le të jetë kjo ditë edhe një herë themel për frymën e re maqedonase. Urime Ilindenin, vëllezër dhe motra, le të jetë i përjetshëm!”, qëndron në urimin e Lube Boshkovskit.

