Bozhinovski i drejtohet Gjykatës Themelore: Nuk pranoj aktakuza nga kjo gjykatë

222
fresco

midle
bozhinovski

Në rrëfimin e tij të parë para këshillit gjyqësor në njësinë e Shkupit, gazetari i paraburgosur nga Kumanova, Zoran Bozhinovski, gjykatëses që është duke e udhëhequr lëndën i tha se nuk dëshiron që të pranoje aktakuza nga kjo gjykatë, transmeton TetovaSot.

Bozhinovski është i akuzuar për spiunazh, bashkim kriminelësh dhe kërcënim në lëndën “Spiuni”.

Sipas rrëfimit të sotëm të prokurorit publik, Bozhinovski nga të dënuarit paraprak nga kjo lëndë ka marr drejtime që përmes mediumit të tij të kryej reket ndaj dy biznesmenëve të njohur, gjegjësisht Dragan Daralevski dhe pronarit të “Beton”, Minco Jordanov. Prokurori nga gjykata kërkoi që ai të dënohet në mënyrë adekuate. Procesi gjyqësor do të vazhdoje me 10 nëntor në orën 10 e 30 min. Deri atëherë Bozhinovski do të qëndroje në paraburgim.

Ai për tre veprat penale është hetuar gjatë vitit 2013, por për shkak se nuk kishin qasje te ai organet e hetimit, hetimi është ndërprerë dhe ka vazhduar pas ekstradimit të akuzuarit nga Republika e Serbisë në Republikën e Maqedonisë me 21.04.2016.

Ai paraprakisht edhe ka qenë i arrestuar me 7 nëntor të vitit 2013 në Novi Sad, me një fletë arrest të Interpolit, ndërsa sipas akuzës ai ngarkohet për shoqërim kriminal, spiunazh dhe kërcënim sipas Kodit Penal të Maqedonisë.

Një kohë të caktuar e ka kaluar në burgun e ekstradimit në Serbi, pas së cilës është lënë i lirë ku e priste vendimin për azil.

Gazetari është njëri prej të akuzuarve në rastin “Spiun”, ku midis të cilëve kryesisht janë të akuzuar përfaqësues të dikurshëm dhe të tanishëm të agjencisë së zbulimit, Drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim si dhe ministrisë së mbrojtjes.

Comments