Bozhinovski: Katica Janeva ta respektoje institucionin që i dha legjitimitet



Janeva duhet që të tregoje respekt ndaj institucionit që e ka zgjedhur dhe të largohet nga afërsia me LSDM-në. Vetëm në atë mënyrë mund që ta arrije besimin te qytetarët, theksoi analisti politik, Vladimir Bozhinovski, transmeton TetovaSot.
“Për ta respektuar edhe ajo duhet që të tregoje respekt ndaj institucionit që i dha legjitimitet. Është e palejueshme që ajo ndaj Parlamentit të sillet në stilin mundet por nuk është patjetër që të paraqitem. Ajo madje edhe nuk u përgjigj në pjesën më të madhe të pyetjeve që iu parashtruan. Kjo sidomos ka të bëjë me pjesën për të cilën ajo nuk kishte përgjigje, gjegjësisht për harxhimin e gjysmës së parave që iu janë dhënë nga buxheti”, deklaroi Bozhinovski.
Sipas tij, Janeva tash shumë rëndë do të mund që të distancohet nga lidhja me njerëzit e opozitës, konkretisht nga LSDM-ja.