Brad Pitt nuk nënshkruan dokumentet e divorcit, arsyeja do ju prekë zemrën

237

Moebel THEMA

brad

Kanë kaluar dy muaj që kur bashkëshortja e tij dorëzoi kërkesën për divorc në gjykatë duke përmendur diferenca të papërputhshme mes tyre dhe tani ET ka zbuluar arsyet pse aktori nuk ka nënshkruar përgjigjen zyrtare.

Një burim familjar me situatën Pitt-Jolie ka treguar që Pitt dëshiron kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore për gjashtë fëmijët e tyre Maddox, Shiloh, Pax, Zahara dhe binjakwt Vivienne dhe Knox.

Ai nuk i është përgjigjur kërkesës së Jolie për divorc, sepse do ta “zgjidhin privatisht siç kanë bërë deri tani”, thotë burimi. Burimi gjithashtu ka thënë që Pitt po përpiqet të shmangë plotësimin e dokumenteve luftarakë, sepse kjo jo vetëm që do të niste një betejë publike kujdestarie, por gjithashtu do të ishte e dëmshme për fëmijët e tyre.

“Pitt nuk është ai që ka dashur që gjërat të bëheshin publike nga fillimi i historisë”, ka thënë burimi.

Sipal ligjeve të California-s, një bashkëshort që i kanë mbërritur dokumentet e divorcit, ka 30 ditë kohë të përgjigjet. Nëse Pitt dhe Jolie po punojnë privatisht për kushtet, atëherë aktori teknikisht nuk ka nevojë të dorëzojë përgjigje.

Siç është thënë më parë, Jolie dhe Pitt kanë rënë dakord për një marrëveshje të përbashkët kujdestarie muajin e kaluar. Pasi Departamenti i Shërbimeve për Familjen dhe Fëmijët bëri rekomandimet e tij, Jolie dhe Pitt, si një burim tha në atë kohë, arritën në një marrëveshje të përkohshme. Marrëveshja ishte një plan sigurie vullnetar, që është një praktikë standarde në çdo cështje për kujdestarinë e fëmijëve.

Pitt ka pranuar të kalojë edhe analizat e drogës dhe alkoolit, edhe pse nuk i ishin kërkuar.

Të mërkurën, Pitt u takua me djalin e madh Maddox, për herë të parë që nga incidenti në jet që ndodhi pak ditë para se Jolie të nënshkruante kërkesën për divorc. Takimi mbikqyrej nga një terpaist.

Një burim ka thënë më parë që raportimet për abuzimin e Pitt me fëmijët ishin “të pavërteta” dhe nuk ka pasur “kontakt të papërshtatshëm fizik ” mes aktorit dhe të birit.

Comments