Brazil, ambasadori grek është vrarë nga i dashuri i bashkëshortes

Polici Serxho Gomesh Moreira Fijo, i dashuri i bashkëshortes së diplomatit grek të vrarë në Rio De Zhanero, ka pranuar krimin.
Ai është ndaluar sëbashku me vejushën pas gjetjes së trupit të pajetë të Qiriakos Amiridis. Polici ka shpjeguar se e ka vrarë ambasadorin me pistoletën e tij pas një grindje në shtëpinë e këtij të fundit.

