Brazil, incident gjatë karnavaleve, plagosen 12 persona

230
fresco

Të paktën 12 persona raportohet se janë plagosur gjatë karnavaleve në Rio de Janeiro.

Kjo erdhi pasi, pjesa e sipërme e skenografisë lëvizëse është rrëzuar gjatë parakalimit të pjesëmarrësve.

Sekretari për shëndetësinë deklaroi se nëntë persona janë në spital, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka filluar hetimet për incidentin.

Comments