Brazili merr një super lajm para ndeshjes me Belgjikën

312

Trajneri i Brazilit, Tite ka konfirmuar se Marcelo do të kthehet në ekip dhe do të jetë i gatshëm për t’u përballur me Belgjikën në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Marcelo u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Serbisë – pasi u dëmtua në minutën e 10-të të takimit.

Mbrojtësi i krahut nuk ka luajtur në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Meksikës dhe kishte frikë se do të mungonte edhe ndaj Belgjikës në sfidën që zhvillohet nesër në orën 20:00.

Comments