Brenda 24 orëve arrestohen 10 persona, për shpërndarje të narkotikëve

488

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar se ka bërë arrestimin e 10 personave në 24 orët të fundit, për dyshimin e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Me anë të tri aksioneve kanë ndodhur të gjitha arrestimet , po ashtu janë konfiskuar edhe substanca të ndryshme narkotike, transmeton IndeksOnline.

Në operacionin e parë që është bërë në fshatin Xërxm janë arrestuar katër persona, tre nga ta ishin nga Kosova kurse njëri nga Shqipëria, po ashtu janë konfiskuar 57 kg marihuan, 2 vetura, 4 telefona, 1 revole dhe para të vaultave të ndryshme, ky grup bënte shpërndarjen e narkotikëve përmes rrugëve ballkanike në drejtim të Evropës.

Aksioni i dytë u bë në Fushë Kosovë, ku u arrestuan 5 persona, 4 nga ta shqiptarë dhe 1 serb. Ky grup bënte shpërndarjen e narkotikëve në nivel vendi.

Ndërsa operacioni i tretë u bë në Gjakovë ku u arrestua një person dhe u konfiskua narkotik i llojit mariuhan dhe kokain e po ashtu telefon dhe mjete të tjera të cilat do të përdoren si dëshmi./IndeksOnline/.

Comments