Edhe pse ai vdiq më 16 gusht të vitit 1977, shpirti i Elvis Presleyt është shumë i gjallë. Mbase një nga performuesit më të famshëm në gjithë botën, Presley ka qenë inspirim për adhurues të panumërt klubesh, festivalesh dhe madje edhe një biznesmen shumë i suksesshëm ia ka dedikuar reproduktimet e rrobaqepësisë xhaketave me nënshkrimin e tij.
I nderuar me disa nga çmimet më të larta në muzikë, përfshirë edhe “Rockabilly”, “Gospel”, “Coutry”, “UK Music” dhe “Rock &Roll Hall of Fame”, mbreti i muzikës nuk duket se e ka humbur popullaritetin e tij me kalimin e viteve, duke qenë se janë më shumë se 1 miliardë albume të tija që janë shitur në gjithë botën, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.
Trashëgimia e Presley është, po ashtu, një biznes i madh fitimprurës. Ish-shtëpia e tij në Memphis, Graceland, pranon më shumë se 500 mijë vizitorë në vit, duke u bërë kështu shtëpia e tij më e vizituar historike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menjëherë pas Shtëpisë së Bardhë.
Kjo shtëpi është pjesë e rrjetit të quajtur “Elvis Presley Enterprises”, që vazhdon të jetë nikoqir i festave të ditëlindjes për çdo vit, po ashtu ankandeve të certifikuara dhe evenimenteve e klubit të adhuruesve të tij, duke kontribuar kësisoj që revista “Forbes” për çdo vit ta përfshijë Presleyn në listën vjetore me të famshmit më fitimprurës që nuk janë më të gjallë.
Trashëgimia e mbretit të muzikës jeton edhe në Gjermani, veçanërisht në vendin ku ai e kishte kryer shërbimin ushtarak ndërmjet viteve 1958-1960, në qytetin Friedberg. Në këtë vend madje ai edhe e kishte njohur atë që do të bëhej gruaja e tij e ardhshme, vajzën e quajtur Priscilla.
Derisa po kryente shërbimin ushtarak në Gjermani, Elvis Presley kishte qëndruar në një hotel të vogël atraktiv në Bad Nauheim. Së fundi ky objekt është rinovuar, përshirë edhe dhomën e famshme me numrin dhjetë, në të cilën kishte qëndruar muzikanti me nam.
Këngëtari i famshëm amerikan vdiq para 40 vjetësh dhe tani adhuruesit e tij mund ta shohin edhe një guaskë me kapak të zi, të cilën Elvis e kishte sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse nuk e pëlqente atë që kishte në banjën e tij në Bad Nauheim. Në fund të viteve ’50, Presley kishte qëndruar në “Villa Grunewald” për disa muaj. Qysh atëherë, adhuruesit e tij ishin interesuar ta shohin dhomën me numrin dhjetë, bashkë me orenditë origjinale të Presley.
Tani, ata mund të qëndrojnë për një natë në dhomë dhe madje të flenë në shtratin ku pushonte Elvisi…