Brenda tre minutave shënohen dy gola në derbin Llapi – Feronikeli
Po vazhdon të zhvillohet një ndeshje shumë interesante në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Feronikeli në minutën e 19’ të takimit kaloi në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Arbër Prekazi, pas një gabimit të portierit Afrim Ademi.
Dy minuta më vonë, Llapi arriti barazimin.
Ahmed Jonuzi fitoi një penallti, të cilën në gol e ktheu Festim Alidema./Lajmi.net/