
Votimi i Britanisë së Madhe që të dalë nga Bashkimi Evropian, e rrezikon rënien në masë të numrit të studentëve nga BE-ja që studiojnë në universitetet britaneze.
Në Britani, janë rreth 60.000 studentë nga vendet e BE-së dhe kjo rënie e numrit të studentëve, do t’i kushtonte universiteteve britaneze me 400 milion pounds vetëm për një vit.
Universitetet poashtu do të humbasin financimin vjetorë nga BE-ja prej 500 milion poundësh kur Britania të dalë nga Bashkimi Evropian.
Këtë vit, numri i studentëve që kanë aplikuar në shkollat britaneze ka rënë për 5% për herë të parë pas pesë viteve.
Trendi është brengosës edhe për kompanitë britaneze, të cilat rekrutojnë studentë nga Bashkimi Evropian.

