Brian Brobbey, 17-vjeçari i Ajax që pritet të jetë ylli i ardhshëm në futboll
Frenkie de Jong do transferohet te Barcelona për 75 milionë euro, ndërsa rrugën e njëjtë pritet ta ndjek edhe mbrojtësi Matthijs de Ligt.
Por një tjetër tinejxher që premton shumë është edhe Brian Brobbey, aktualisht luan për ekipet e moshave të Ajax, përcjell lajmi.net.
17-vjeçari ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në vetëm 24 ndeshje me Ajax U17.
Ai avancoi në skuadrën U19, ku kontribuoi me 34 gola dhe gjashtë asiste në vetëm 36 ndeshje.
Në Ligën e Kampionëve për të rinjtë, ai ka realizuar katër gola në gjashtë paraqitje.
Brobbey gjithashtu ka luajtur edhe për skuadrën e rezervave të U21 të kampionëve holandez, por në dy ndeshje ka dështuar ta gjejë rrjetën.
Shumë shpejtë Brobbey pritet që të integrohet në skuadrën e parë të Erik ten Hag. /Lajmi.net/
Vanavond in de #TalentTuesday Show!
Brian Brobbey a.k.a. Brobbeast! 🦖Première ⏩ 18:00 uur 👀
💻: https://t.co/d9UksttiXN#ABNAMRO pic.twitter.com/gf2oR4bEWS— AFC Ajax (@AFCAjax) November 20, 2018

