Brightoni fantastik, poshtëron Liverpoolin

242

Brighton ka marrë një fitore të madhe ndaj Liverpoolit.
Ata mposhtën 3:0 skuadrën e Jurgen Klopp, shkruan lajmi.net,

Pas 45’ minutave lojë në stadiumin “Amex”, Brightoni barazoi pa gola me Liverpooli, pavarësisht dominimit total deri tani.

Liverpooli nuk ka arritur ta bëjë as edhe një goditje të vetme drejt portës së Brightonit, ndërsa ky i fundit regjistroi tre sosh, por që Alisson ishte në nivelin e tij duke mbajtur portën e paprekur.

Por, në pjesën e dytë vendasit arritën të konkretizojnë rastet e realizuara.

Po rridhte minuta e 47` kur Solly March shënoi dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Moebel THEMA

I njëjti realizoi edhe në minutën e 53`, pas një goditje të bukur realizoi një supergol.

Liverpool në anën tjetër nuk arritën të bëjnë asgjë në këtë takim.

Për rezultatin final 3:0 u përkujdes Danny Welbeck, i cili realizoi gol në minutën e 81`.

Me këtë fitore Brighton kalon ‘Reds’ në renditjen tabelare, ata pozicionohen ne vendin e shtatë me 30 pikë.

Kurse, Liverpooli ndodhen në vendin e tetë, me 28 pikë gjithsej./Lajmi.net/

Comments