Britney Spears e quan martesën me Sam Asghari një ‘shpërqendrim të rremë’ nga problemet familjare

74
fresco

Britney Spears e ka quajtur martesën me modelin dhe ish-trajnerin personal, Sam Asghari, një “shpërqendrim të rremë” në një postim në Instagram.

Sipas TMZ, këngëtarja e hitit “Circus” shkroi të dielën (24 gusht) se martesa e saj me Asghari ishte thjesht një farsë, më shumë se një vit pas divorcit.

Çifti u martua në vitin 2022, pasi kishin qenë në një lidhje për rreth pesë vjet.

“Është e çuditshme që unë dhe Sam ishim të martuar, por pothuajse ndihej si një shpërqendrim i rremë për të më ndihmuar të përballoja situatën…”, thuhet se shkroi Spears.

Ky “shpërqendrim” lidhej me raportet e tensionuara të këngëtares me djemtë e saj, Sean Preston, 19 vjeç, dhe Jayden James, 18 vjeç.

Spears i ka fëmijët me ish-bashkëshortin Kevin Federline, me të cilin ishte e martuar nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Para tij, ajo ishte martuar shkurtimisht në vitin 2004 me mikun e saj të fëmijërisë, Jason Alexander, martesë që u anulua vetëm pas tre ditësh.

Gjatë lidhjes, Asghari ishte në dijeni të marrëdhënies së ftohtë të Spears me djemtë e saj dhe, së fundmi, ai hodhi një thumb ndaj Federline.

Comments