Britney Spears mbron Justin Bieber: Turp për ata që e gjykuan

77

Britney Spears ka vendosur të mbrojë Justin Bieber pasi ai u kritikua për përfshirjen e fotove me të birin në promovimin e albumit “Swag II”.

Pas disa fotove që Bieber ndau me rastin e publikimit të albumit, duke mbajtur në krahë djalin e tij Jack Blues Bieber ndërsa ai ishte përballë kamerës, pasuan një sërë reagimesh negative.

Spears vendosi të rishpërndajë një nga fotot e Justin, me mbishkrimin: “Turp për ata që e gjykuan. Jam e dashuruar me këtë foto, është kaq e bukur”.

Justin ndan rregullisht foto të të birit në rrjetet sociale, pa treguar fytyrën.

Së fundmi, ndau edhe një postim me të birin, duke treguar se si kalojnë një kohë të këndshme së bashku në një kajak mbi ujë.

Postimi i Britney Spears erdhi gjithashtu menjëherë pasi u shpreh për martesën me Sam Asghari në një postim muajin e kaluar.

“Jemi thjesht njerëz, kaq të brishtë, vitet më të vështira të jetës sime ishin kur dy djemtë e mi u larguan për tre vjet”, ka thënë ajo.

“Unë dhe Sam ishim të martuar, por e gjitha më dukej si një shpërqendrim i rremë që më ndihmoi të përballoja problemin”, kishte deklaruar ndër tjerash.

Comments