Kosova është një krahinë në Serbi dhe qeveria do të bëjë gjithçka për ta bërë më të mirë jetën e serbëve në atë territor, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë.
Shefja e ekzekutivit serb theksoi se këta gjyqtarë dhe prokurorë do të mundësojnë siguri më të madhe dhe më të mirë ligjore të serbëve në Kosovë në momentin kur, siç tha ajo , “disa nuk kanë kontroll të plotë mbi krahinën jugore”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.