Brukseli kërkon nga Prishtina dhe Beogradi ta qetësojnë retorikën

216
maja-kocijancic-650x358

BE konsideron se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës tani është i nevojshëm më shumë se kurrë në mënyrë që të ketë paqe dhe stabilitet dhe u bën thirrje të dyja palëve që t’i përmbahen marrëveshjeve, ta qetësojnë retorikën dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre me qëllim për të ulur tensionet, tha sonte, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic.

“Ne kujtojmë se gjatë takimit të djeshëm në një nivel të lartë politik, presidentët dhe kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës janë pajtuar që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe deklaratave për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në punën e mëtejshme”, tha Kocijancic.

Comments