Bruno Gomis shumë pranë transferimit te FC Shkupi

393
Bruno Gomis

FC Shkupi ashtu siç po ofron starti i sezonit të ri futbollistik, ashtu po mendon edhe për përforcimin e skuadrës. Pasi dje zyrtarizoi marrëveshjen me portierin Amir Jashar, në rrugë të mirë për të bërë një gjë të tillë janë edhe 25-vjeçari nga Guinea Bissau, Bruno Gomis, si dhe futbollisti i talentuar kërçovar, Florian Kadriu.

Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës, te e cila skuadër megjithatë nuk arriti që të zë një vend në formacionin titullarë, me ç’rast sezonin e fundit si i huazuar e kaloi te skuadra e Teutës.

 

Ai për disa ditë me rradhë po përgatitet me skuadrën nga Çairi, ndërsa fjalën e fundit rreth firmosjes së kontratës do ta ketë trajneri Visar Ganiu.

Trajneri i “pëllumbave” me mjaft vëmendje është duke vëzhguar edhe mesfushorin e krahut të majtë me tipare sulmuese, Bruno Gomis, i cili te Shkupi ka arritur nga skuadra e Ligës së Dytë rumune, Ceahlaul Piatra Neamt, e cila sezonin e kaluar ra një rang të garave më poshtë.

Pikërisht pjesën më të madhe të karrierës së tij 25-vjeçari Gomis e ka kaluar në Rumani,  ku edhe kishte filluar karrierën e tij me skuadrën e Panduri Targu Jui, pjesë e së cilës kishte qenë nga viti 2012-2014, ndërsa gjithashtu në Rumani kishte luajtur edhe për skuadrën e Gloria Buzau.

Ndër skuadrat më të njohura evropiane për të cilat ka luajtur Gomis, ka qenë ajo e Ajntraht Trier nga Gjermania, pjesë e së cilës kishte qenë për 6 muaj (janar  – korrik 2015).

Comments