Budallenjtë e Qeverisë

408

Po bëhet një javë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se Ligji për Byron, ligji me të cilin ka bërë fushatë Vetëvendosje, jo veç që e shkel kushtetutën në së paku 10 vende, por duhet të rrëzohet në tërësinë e tij dhe krejt aparatura qeveritare e Kosovës, duke filluar nga vetë kryeministri, nuk kanë arritur të prodhojnë asnjë argument juridik kundër vendimit të Gjykatës.
Qysh është e mundur që krejt qeveria e Kosovës nuk e ka të paktën një jurist, që jep të paktën një argument kundër vendimit të Gjykatës?

Nëse nuk je pro vendimit të Kushtetueses dhe del e kritikon si jo profesional, siç ka bërë qeveria, pse akoma nuk kemi një argument profesional kundër vendimit të gjykatës?

Lirim Mehmetaj

Comments