Budapesti në qendër të vëmendjes: Samit i mundshëm Trump–Putin, diskutohet nga Lavrov dhe Rubio

78
fresco

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Marco Rubio ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ditën e sotme.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Formin, e përshkroi komunikimin mes dy kryediplomatëe si një diskutim “konstruktiv”.

Sipas Formin, Rubio dhe Lavrov folën rreth hapave të mundshëm konkretë për të zbatuar dakordësitë e arritura gjatë telefonatës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin javën e kaluar.

Trump dhe Putin vendosën që të takohen sërish me njëri-tjetrin në Budapest të Hungarisë për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi i fundit mes tyre ndodhi në Anchorage të Alaskës, me dy presidentët që folën për situatën në Ukrainë dhe diskutuan mbi mënyrat e përfundimit të konfliktit të armatosur.

Comments