Bujar Osmani: Gjuha shqipe zyrtare që nga kartmonedhat e deri tek seancat gjyqësore

167

Bujar Osmani: Gjuha shqipe zyrtare që nga kartmonedhat e deri tek seancat gjyqësore

Emisioni debativ ”Rruga drejt…” në Alsat-M sonte ka sjellë në fokus marrveshjen e arritur dhe harmonizimin mes BDI dhe LSDM për ligjin e gjuhës shqipe, ndërkohë që të ftuar në emision kanë qenë profesoreshat universitare Ajtene Qamili dhe Besa Kadriu.

“Doja të pyes Osmanin si e parashohin analizën e zbatimit në administratë të gjuhës sepse edhe në ligjin deri tash nuk ka qenë në zbatim nga shkaqe tjera qoftë edhe nga vullneti i disa institucioneve, a e kanë planifikuar këtë qasje dhe mos jetë për bashkësitë e tjera por të jetë gjuhë zyrtare si maqedonishtja e më pas të jenë pjesët etnike, edhe funksionimi kështu nëse nuk ka një gjobë nuk përpiqemi ta zbatojmë dhe rikthehem në atë se gjithmonë duhet të kemi parasysh të mos lihet hapësirë për asnjë mundësi e mangësi”, thekson kështu në debat profesoresha Qamili, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë që profesoresha tjetër Kadriu shton se secili ligj definon pjesën dispozitive dhe atë të sanksionit.

“Cdo normë juridike secili jurist e definon kështu përmban pjesën dispozitive dhe atë të sanksionit nga MO deri më tani është dashur të ndodh pasiqë nuk ka pasur asnjë sanksion deri më tani, me rëndësi mbi të gjitha qoftë aktorët e politikës iniciativa ose opinioni në përgjithësi, edhe pse shtrohen dilemat tek ne edhe më parë është krijuar një përvojë që gjitha cështjet edhe miratimi i ligjeve mendohet se janë cështje që i takon njerëzve të legjitimuar të debatojnë sepse ka munguar kjo gjë”, sqaron ajo më tej.

“Dhe ne do donim të ishte ligj për gjuhën shqipe nuk e dimë a do të tejkalojë filtrin e kushtetutës por e kemi bë në këtë ligj që do kalojë në parlament, dallimi është i qartë para dhe pas MO për shkak të interpretimit në nivel lokal nuk ka komunë ku nuk përdoret gjuha shqipe ishte cështja që ne e ngritëm në institucione shtetërore qendrore”, shton më tej në debat zëdhënësi i BDI-së z. Bujar Osmani, i cili shton se ky ligj mund të ballafaqohet edhe me bllokime nëpër institucione duke filluar nga parlamenti.

“Mos harojmë që do jetë proces i lehtë në parlament se do ballafaqohet me pengesa por mendoj se partitë maqedone nuk do tentojnë të rrisin e të bllokojnë këtë ligj pastaj procesi i implementimit parashihen afate të harmonizohen me ligje kryesore që është gjeneral dhe është afat 6 muaj deri në 1 vit, nuk duhet të kemi pritje që nga dita e parë të fillojë procesi por do ndryshojë brenda disa muajve, inspektorati do jetë ai që do jep raport se cilat institucione nuk e respektojnë”, sqaron kështu Osmani.

Sipas tij, tashmë ekzistojnë dy variante që shqyrtohen për miratim ai para formimit të qeverisë dhe ai pas, bashkë me ligjet për eurointegrime që kanë afati 10 ditor për implementim.

“Ka dy varianta që i shqyrtojmë që të miratohet në kuvend pas formimit të qeverisë sepse në atë do futet në ligjet me yll dhe varianti tjetër është të miratohet para formimit të qeverisë, kemi vullnet të mirë akoma nuk ka pëfunduar ne shpresojmë që nuk do të bllokohet sepse është në interes të vendit dhe nuk i ndihmon asnjë partie të krijojë amonizitet me shqiptarët se këto zgjedhje dëshmuan se cfarë do të thotë elektorati, teksti nuk ka qenë cështje e diskutimit nuk ka pasur asnjë parti kohë që të kufizojë dicka, e dini se kanë gjetur shumë vërejtje në institucione që janë bërë gabime, mendoj që nuk duhet mohuar puna që është bërë deri më tani por diskutojmë këtë moment historik gjuha shqipe nuk është para MO por e kufizuar”, shton mes tjerave Osmani.

Politika sipas Osmanit është art i së pamundurës.

“Mos haroni se politika është arti i së mundëshmes ne do kishim dashur të kishim zgjidhje, nëse do arrihet marrveshja e bashkëpunimit do e shihni ligjin, implementimi varet nga vullneti politik por gjithmonë kemi pasur vullnet mungese në institucionet që janë drejtuar nga të tjerë dhe në të ardhmen do kemi të njejtën gjë prandaj parashihen mekanizmat e sanksionimit paralelisht duhet ngritur kjo gjë që do sanksionojë e garantojë përdorimin e gjuhës standarde shqipe por të krijojmë kornizën dhe kalojmë dallimet për atë se si është gjuha zyrtare”, shton më tej ai.

Osmai tregon se gjuha shqipe do jetë zyrtare në gjitha institucionet.

“Edhe banknotat dhe monedhat do jetë gjuha, në gjitha institucionet qendrore dhe lokale gjuha është zyrtare në prokurori, gjykata, nëse cilado palë në seancë gjithë procesi do jetë në dy gjuhë edhe aktet, edhe në polici edhe në iniforma edhe në komunën e Shkupit edhe në gjitha uniformat tjera, ky është optimimu që është arritur në kuadër të kushtetutës shqiptarët nuk do heqin dorë nga implementimi dhe më vjen keq që nuk kanë qenë gjitha partitë, po të mos arrihet marrveshja dhe për gjuhën, ligji të cilin e kemi nëse arrihet mund të vazhdojë kjo seancë për gjuhën shqipe është shterur analizat mendoj se ja ka vlejtur këtë kujdes për shkak se janë kontestet historike për MO dhe energjia e investuar nuk është e humbur, tash duhet gjithë arkiva në parlament dhe qeveri duhet të përkthehet përdorimi i gjuhës shqipe nuk ka cmim. Akoma nuk kemi arritur atë fazë se duhej gjuha po të mos kishte marveshje për gjuhën nuk kishte rëndësi tjetër, kjo do të diskutohet harmonizimi i programeve mes dy partive dhe ndarjet kadrovike, janë harmonizuar të gjitha përvec asaj që duhet ndryshimet kushtetutese”, përfundon kështu debatin zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, transmeton Zhurnal

Comments