Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Brian Hoyt Yee po vazhdon takimin me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ku po bisedojnë për situatën e krijuar pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit.
Hoyt Yee pritet të përcjellë porosinë për respektimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri dhe mospengimin e zgjedhjes së Qeverisë së re. SHBA gjithashtu siç bëhet e ditur do të kërkojë që të kapen të gjithë dhunuesit në natën e tmerrit dhe sulmit të deputetëve në Kuvend.
