Bullgari Velev ultimatum Maqedonisë: Keni afat një javë ta arrestoni Milenkon



Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski i cili goditi pllakën vendosur në delegacionin ushtarak bullgar Kajmakchalan tha se qëllimi i tij ishte për të hequr çdo gjë që është e paligjshme,e vendosur pa dijeninë e autoriteteve maqedonase.
Por, Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e refugjatëve të cilët ilegalisht kanë hyrë në Bullgari, ka lëshuar një ultimatum njëjavorë për autoritetet e Maqedonisë, për këtë veprim të Nedellkovskit që e quan si akt vandal dhe u bënë apel autoriteteve maqedonase që ta arrestojnë menjëher gazetarin në fjalë.
”U jap autoriteteve maqedonase saktësisht një javë që ta arrestojnë shtetasin e tyre, Milenko Nedellkovski, për aktin vandal që e ka kryer! Tashmë i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe ai forcohet ende më shumë. Secilën ditë lëshon video klipe të reja provokuese për Bullgarinë”, ka theksuar Dinko Velev.
Velev më herët kërcënoi se do të vijë dhe do t’ia thejë veturën me çekan, Milenko Nedellkovskit, por jo edhe të rrihet me të, pasi që nuk e konsideron si person normal.