Bunjaki bën ndryshime, ky pritet të jetë formacioni ndaj Ukrainës (Foto)


Albert Bunjaki do të bëj disa ndryshime në formacionin e Kosovës për ndeshjen me Ukrainën
Debakli i pësuar nga Kroacia (0:6) e ka shturë Albert Bunjakin që të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Kështu, Bunjaki do të bëjë tre ndryshime në formacion. Amir Rahmani, Herolind Shala dhe Albert Bunjaku pritet të zëvendësojnë Avni Pepën, Bernard Berishën dhe Bersant Celinën.
Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës do të luhet sonte nga ora 18:00 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. /Express/
Formacioni i Kosovës (4-5-1)
Portier: Samir Ujkani
Mbrojtës: Fanol Perdedaj, Amir Rrahmani, Alban Pnishi, Leart Paqara
Mesfushorë: Herolind Shala, Herkuan Kryeziu, Milot Rashica, Valon Berisha, Arbër Zeneli
Sulmues: Albert Bunjaku
