“Në emër të qytetarëve të Shkupit, dua publikisht të falënderoj mikun tim, kryetarin e qytetit të Bursës, z. Rexhep Alltepe i cili u doli në ndihmë banorëve të Shkupit, kur ato e kishin më së shumti të nevojshme. Me dërgimin e 4 kamionëve të mëdhej me ndihmë humanitare, do të mundohet të zbusë pjesë të nevojave elementare të banorëve të lagjeve të prekura nga katastrofa natyrore.”
Përmes kësaj letre miqësore, që duam të ndajmë me Ju, ai shpreh shumë keqardhje për katastrofën e rreshjeve dhe miqësinë vëllazërore me këtë qytet.
Ndryshe njohtojmë se 4 kamionët e mëdhej, për momentin janë duke kryer procedurat doganore në kufirin e Maqedonisë, pas çka do të shkarkohen tek Shtabi i Emergjencës në Hasanbeg.
Ndihmat do të ndahen në mënyrë sa më të shpejtë me ndihmën e shoqatave “Kalliri i Mirësisë”, “El Hilal”, si dhe shoqata tjera, ndërsa për vizitë do të jenë prezent 2 nënkryetarët e qytetit të Bursës dhe Këshiltari i lartë i kryetarit të qytetit.
Posti i meparshem