Bushati dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dënuar sulmin ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës një natë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se “sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime & rrugës Europiane!”
Kreu i diplomacisë shqiptare kërkon nga autoritetet të gjejnë dhe vënë para drejtësisë autorët.
Godina e Kuvendit të Kosovës, u godit të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes që la pas dëme materiale, por për fat të mirë jo viktima.