Bushati takohet me diasporën shqiptare në Ankara

151

Image result for bushati

Moebel THEMA

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, e nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës, raporton Tch.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës shprehën gatishmërinë për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Bushati pritet të takohet me përfaqësues të lartë të politikes turke.

Comments