Bushati thirrje Francës për lirimin e Haradinajt

208

bushati

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat.

“I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn”.

“Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështoj sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë”, ka shkruar Bushati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s’kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen europaine”, ka përfunduar Bushati.

Comments