Mbledhja e 13 me radhë e Këshillit komunal të Kërçovës u mbajt pa këshilltarët e ASh-së, të cilët u larguan nga salla e kuvendit, pasi që nga shumica e këshilltarëve nuk u përfill propozimi i tyre që në rendin e ditës të futet si shtesë edhe kërkesa e kthimit të bustit të Skënderbeut në kalanë e qytetit të Kërçovës.
Rikthimi i Skënderbeut në kala, BDI: projekti është votuar që në 2016
Këshilltari i BDI-së, Ibrahim Koça, në arsyetimin e tij, nënvizoi se kjo pikë e rendit të ditës është votuar më vitin 2016, në kuadër të projektit për revitalizimin e kalasë, ku parashihet edhe kthimi i bustit të Skënderbeut në vendin ku ka qenë.
Në seancën e sotme, këshilli i Kërçovës me shumicë votash, miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e shpërndarjes së mjeteve në buxhetin e vitit 2018, raportet vjetore të shkollave fillore dhe të mesme të Kërçovës, informacionin për çështjet e sigurisë publike dhe rrugore të stacionit policor të Kërçovës si dhe ndryshimet dhe plotësimet në planet detaje urbanistike në disa pjesë të komunës së Kërçovës./al.mrt/