Butel: Zhduket shoferi I cili goditi fëmijën



Një fëmijë shtatë vjeçar është lënduar pasi u godit rëndë nga një makinë para Tregut të gjelbër në komunën e Butelit.
Pas fatkeqësisë shoferi me makinën e ka dërguar fëmijën deri te ambulanca në lagjen Butel ndërsa më pas ka ikur nga vendi. Për shkak lëndimeve fëmija i lënduar me makinë të ndihmës së shpejtë është transferuar në SPQ Shën Naumi i Ohrit.
Policia po heton rastin.