Buxheti në bllokadë, Rama i drejtohet me urgjencë Gjykatës Kushtetuese

66
fresco

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave.

“Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit”.

“Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë”, tha ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ai njoftoi poashtu se me kërkesën ndaj Kushtetueses synojnë mbrojtjen e ligjit, pavarësinë institucionale të komunave, të drejtave të qytetarëve dhe funksionimit të kryeqytetit.

“Në një kohë kur Prishtinës i duhen zgjidhje, jo pengesa, presim vendimmarrje të shpejtë e të drejtë që t’i hapë rrugë zbatimit të ligjit dhe rikthimit të stabilitetit financiar”, shkruan ai , transmeton Klankosova.tv

Comments