Buxheti s’është social, por zhvillimor

301

isa-mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2017 i hap rrugë realizimit të planeve qeverisëse të partnerëve të koalicionit, raporton “Zeri.info”.

Ai ka falënderuar deputetët për votimin e buxhetit, ndërsa ka thënë se për këtë çështje po flasin edhe ata që janë të fushave tjera, megjithatë sipas kryeministrit, ky buxhet mundëson zhvillim ekonomik.

“Me këtë buxhet japim impulsin kryesore të nisjes së përmbylljes së aspektit infrastrukturor. Buxheti nuk është social, por zhvillimor”, ka deklaruar Mustafa, gjatë një konference për media.

Shefi i ekzekutivit më tej ka thënë se Qeveria është e interesuar që t’i nxisë investimet dhe se për dallim nga viti 2014, tani buxheti i shtetit është për rreth 400 milionë euro më i lartë.

Comments