“Buzët e saj duken më të vogla se më parë”, Donatella Versace habit fansat me postimin e ri

46
fresco

Stilistja italiane, Donatella Versace, i habiti fansat me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka nxitur spekulime rreth pamjes së saj për vite me radhë, edhe pse publikisht e ka pranuar se ka përdorur botoks.

Në foton, të bërë në perëndim të diellit, Donatella pozoi me një fustan të bardhë me xixa, duke nxjerrë në pah figurën e saj dhe lëkurën e freskët.

Shumë ndjekës vunë re se buza e saj e sipërme dukej shumë më e hollë dhe faqet më pak të fryra në krahasim me fotot e mëparshme.

Për të sqaruar sfondin e mundshëm të këtij ndryshimi, ekspertja e kirurgjisë kozmetike Anastasia Koles ndau mendimin e saj me Daily Mail.

“Është e pamundur të thuash se çfarë i ka bërë fytyrës pa e parë personalisht. Buzët e saj duken më të vogla se më parë, gjë që mund të jetë për shkak të një numri arsyesh. Gjithashtu, duket se ajo ka pasur mbushës të përhershëm në të kaluarën, ndoshta silikon, të kombinuar me mbushës hialuronik të aplikuar në to. Nëse mbushësi hialuronik është tretur ose është zbërthyer natyrshëm, kjo mund të shpjegojë humbjen e vëllimit”, tha ajo.

Siç thekson Koles, zmadhimi fillestar i buzëve mund të ketë qenë rezultat i silikonit të kombinuar me efektet e një liftingu fytyre, i cili e tërheq lëkurën fort drejt anëve të fytyrës.

“Vija e nofullës së saj duket e përcaktuar, gjë që mund të jetë rezultat i mbushësve dermalë për të përmirësuar strukturën ose trajtimeve për shtrëngimin e lëkurës”, tha ajo.

Donatella tërhoqi vëmendjen edhe vitin e kaluar në premierën e muzikalit “The Devil Wears Prada” ku dukej më mirë se kurrë.

Comments