Gazetari Berat Buzhala ka komentuar urimin e Kurtit për Bedri Hamzën.
Buzhala pyeti nëse Hamza me Kurtin po flirtojnë.
Ai theksoi se nëse dy partitë janë të hapura për koalicion, pse duhet të ketë zgjedhje.
Postimi:
A po flirtojne Hamza e Kurti?
Bedri Hamza, kryetari i ri i PDK’se, tha dje te Leo ne Pressing se ai nuk ka vija te kuqe per asnje subjekt politik, e as per Vetevendosjen.
Albini sot e uroi Hamzen per poziten e kryetarit te PDK’se.
Tash, shtrohet pyetja: Nese keta jane te hapun per bashkepunim, koalicion, qeveri, a ckado, pse duhet me pase zgjedhje?
Pse nuk po e bejne qeverine tash? Bile, nese LVV dhe PDK i bashkojne votat, munden me e zgjedhe edhe Presidentin. Pra, jo ne dhjetor, por nuk ka nevoje as per zgjedhje ne prill.
Keshtu qe Hamza e Kurti thjeshte munden me u ule sot edhe me bo marreveshjen.
Nejse, une nuk jam aspak i bindun qe grupi i tashem parlamentar i PDK’se mundet me u komandu prej kryetarit te ri te PDK’se, per me bo marreveshje me LVV’ne.
Ndoshta per kete arsye Hamzes i duhet me shku ne zgjedhje, me e bo ai personalisht listen per deputet, me u zgjedhe si deputet te perzgjedhurit e tij, e tek mandej me bo marreveshje me Kurtin.
Mirepo, edhe kjo eshte me e lehte me u thane se sa me u bo. Hamza megjithate nuk e ka te lehte qe me e bo listen per deputet, krejtesisht sipas shijeve te tij.
Nuk po them qe nuk mundet me e bo, as nuk po e them qe e pengojne, sepse une jam i bindun qe nuk e pengojne, mirepo nje liste krejtesisht ndryshe, me figura krejtesisht te tjera, me nje gjuhe te bute ndaj Kurtit, gjithashtu mundet me e demtu Hamzen ne baze te partise, ne Drenice.
Per Bedri Hamzen tash fillon politika e vertete.

