Bytyqi: Ligji i buxhetit diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje

61

Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me buxhetin e Kosovës.

Ajo ka kritikuar mos-shpërndarjen proporcionale të buxhetit.

“Në komunat ku nuk udhëheq Vetëvendosja, bëhen diskriminime”, ka thënë ajo.

“E kemi parë dhe e kemi lexuar për aq sa kemi pasur mundësi, sepse një ligj që i ka 723 faqe është shumë problem për dy ditë me u lexu dhe me u analizu, por ato që i kemi parë është një ligj vërtet diskriminues”, ka thënë Bytyqi.

Comments