Çair: Therret djaloshi ri derisa po udhëtonte me autobus

Një orë më parë një përleshje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur në autobusin me numër 57 me ç ‘rast i plagosur ka mbetur i riu me iniciale A.A.. Nga policia thonë se kanë njohuri për rastin dhe po punohet për zbardhjen e plotë të tij, raporton Almakos.

“Nuk mund t’ju themi asgjë zyrtare, sepse rasti është i freskët, vetëm mund t’ju përcjellim se në ora 14:30 në polici është paraqitur se në katin e dytë të autobusit me numër 57 është i cili po lëvizte në rrugën “Cvetan Dimov” dy grupe të rinjsh kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, me ç ‘rast i lënduar ka mbetur një person i moshës së mitur, A.A”, thonë nga policia për Almakos.
Nga atje shtojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Mëshum informacione nga MPB dhe dëshmitarët e ngjarjes do gjeni pas pak në Almakos.com