Cambridge University: Krijimi i familjes moderne greke dhe shqiptarët. Tretja e shqiptarëve brenda shtet-kombit të ri grek

276

Një numër shqiptarësh ishte vendosur që nga viti 1674 edhe në brendësi, në zonën rreth Athinës (Giraud, në Andreës, 94). Richard Chandler, i cili e vizitoi zonën në vitin 1765, vërente se “agallarët turq dhe grekët qejflinj, e neglizhonin agrikulturën e bujqësinë dhe provinca ishte futur në dorë nga shqiptarët”(ibid.; 113). Skouzes rrëfen për 1500 familje në fshatrat përreth (ibid.; 118).

Në vitin 1810, John Hobhouse vërente se numri i shtëpive në Athinë shkonte rreth 1200-1300, nga të cilat 400 ishin të mbajtura nga turqit, 500-600 nga grekët dhe 300 shtëpi prej shqiptarëve. [. . .]

Në një rrëfim bashkëkohor, i besueshmi, Konsulli Jean Giraud, vinte në dukje se ndërsa fshatarët shqiptarë kishin pasur pronësinë më të madhe të tokës në fshatrat përreth Athinës në vitin 1650, aty nga viti 1674 gati dy të tretat e të gjithë vendit kishte kaluar në duart e osmanëve dhe, fshatarët kultivues u bënë punëtorë të thjeshtë në tokat mbi të cilat ata kishin pasur më parë të drejta më të mëdha (Collignon 1913, 38). [. . .]

Vaporiis citon një raport të viti 1820, i cili thotë se një e treta e Athinës dhe shumica e Atikës fliste shqip (1985, 155). [. . .]

Shohim këtu një konfirmim të tezës së Gellner-it (1983), sipas së cilës, nacionalizmi synon që të lëvizë drejt krijimit të një kulture e gjuhe të lejuar, të njëllojtë dhe të standardizuar, duke u zgjeruar në shkallë kombëtare shpesh nëpërmjet riinterpretimit ose krijimit të traditave të reja. Në shtetkombin e ri grek krijimi i një gjuhe, kulture dhe folklori kombëtar (Herzfeld, 1982) u shoqërua edhe me standardizimin e gjuhës së veshjeve si për gratë, – të cilat kishin veshur atë që u bë i njohur si kostumi i Mbretëreshës së parë, Amalia, – edhe për burrat, të cilët gjithnjë e më shpesh po mbanin fustanellat (‘fustani’ shqiptar).

_________________________

Titulli: The Making of the Modern Greek Family: Marriage and Exchange in Nineteenth-Century Athens (reprint)

Autori: Paul Sant Cassia, Constantina Bada

Redaktori: Constantina Bada

Botues: Cambridge University Press, 2006

Comments