
Antonio Candreva ka sqaruar arsyen përse pështyu në drejtim të tifozëve të Lazios.
Në një intervistë për “Inter TV”, mesfushori italian theksoi se gjithçka është keqkuptuar pasi në të vërtetë ai nuk ka pasur inat me tifozët por me veten e tij për shkak se nuk mbajti dot kontrollin e topit.
“Disa gjëra u raportuan në media dhe unë nuk dua t’i mohoj. Gjithçka ndodhi nuk kishte lidhje me tifozët por me veten time pasi isha i zemëruar pasi nuk mbajta dot kontrollin e topit. Lojtarët pështyjnë shumë në fushë, kjo nuk do të thotë që unë kam pështyrë dikë aq më tepër tifozët. Dua ta bëj të qartë gjithçka që mos interpretohet për keq…”, përfundoi ai.
Por për të kuptuar më mirë gjestin e tij ja çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme: