Capello: Buffon e meriton Topin e Artë

344

Moebel THEMA

capello
Fabio Capello mendon se portieri i Juventusit, Giggi Buffon, e meriton një trofe të Topit të Artë, për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.
Buffon është nominuar në listën e ‘France Football’ për Topin e Artë, por vështirë të mendohet se mund ta fitojë në një garë të fortë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Mendoj se Gigi e ka merituar një Top të Artë gjatë karrierës së tij. Nuk është i vetmi që nuk e ka fituar, unë kam përmendur edhe Dino Zoffin, Franco Baersin dhe Paolo Maldinin”, ka deklaruar Capello për mediet gjermane, përcjell lajmi.net.

Comments