
Carlo Ancelotti ka thënë se ata ende nuk janë dorëzuar, pavarësisht humbjes 2:1 nga Real Madrid në Allianz Arena
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti beson se ata në pushim është dashur të shkojnë me epërsi prej 2:0.
Por, pavarësisht humbjes, ai thotë se nuk janë dorëzuar dhe në Madrid do të provojnë gjithçka.
“Ne kemi mundur të mbyllim pjesën e parë 2:0, por ky është futbolli. Ne nuk jemi dorëzuar dhe në Madrid do të japim gjithçka”, u shpreh Ancelotti.

