Carragher dhe Neville bëjnë parashikimet për sezonin 2025/26 në Ligën Premier

238

Dy legjenda angleze, Jamie Carragher dhe Gary Neville kanë bërë parashikimet e tyre për edicionin 2025/26 në Ligën Premier pas përfundimit të xhiros së parë.

Carragher dhe Neville vazhdojnë të mbeten dy nga analistët më kontrovers në futbollin anglez.

Megjithatë, dy ish-mbrojtësit anglez kësaj radhe nuk kanë befasuar edhe aq shumë me parashikimet e tyre për sezonin 2025/25 në Ligën Premier.

Ish-kapiteni i Liverpooli ka zgjedhur pikërisht Reds si skuadër kampione, teksa në katërshe sipas tij përfundojnë Manchester City, Arsenal dhe Chelsea.

Në anën tjetër, ish-kapiteni i Manchester Unitedit si kampion ka zgjedhur Arsenalin, ndërsa në top katërshe ka vendosur Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Djajtë e Kuq.

Carragher për pozitat pesë dhe gjashtë ka vendosur Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, teksa Neville ka shkuar për Chelsean dhe Newcastle.

 

 

Wolves, Sunderland dhe Burnley do të bien nga Liga Premier sipas Carrager, teksa Neville ka shkuar për Leeds United, Burnley dhe Wolves.

Si golashënuesit më të mirë të sezonit, të dy anglezët kanë zgjedhur Erling Haalandin, ndërsa si nënshkrime me ndikim, Carrager ka zgjedhur Florian Wirtz dhe Neville ka zgjedhur Viktor Gyokeres.

Legjendat angleze kanë zgjedhur emra të ndryshëm edhe për “lojtarët që duhet shikuar” dhe trajnerët.

Comments