Çaushi: Raporti shtetëror i autopsisë së Deharit film fantastiko-shkencor

143
fresco

midle
caushi

Deputeti i Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se janë 45 ditë nga vdekja, që kur qytetarët nuk rreshtin së kërkuari drejtësi për humbjen tragjike të një bashkëqytetari të çmuar të tyre, njofton Klan Kosova.

“Për këtë kohë kemi një pushtet që përdori gjitha mjetet për ta mjegulluar rastin”.

“Kur Grupi Parlamentar i Vetëvendosje kërkoi seancë të jashtëzakonshme, pushteti reagoi me presion ndaj deputetëve që të tërheqin nënshkrimet”, ka pohuar Çaushi.

Ai shton se arsyetimi ishte nga koalicioni qeverisës ishte që nuk guxohet të ndërhyhet në procesin e hetimeve.

“Ky proces i hetimeve as sot nuk është i përfunduar. Shikoni se ku shkon pafytyrësia e tyre për një rast si ky që po e  trajtojmë sot”.
“Më përgjegjësi për këtë farsë është Syla Hoxha – kryeprokuror i prokurorisë së Prizrenit”, shton ai.

“Ai konkludoi se Astrit Dehari kishte bërë vetëvrasje. Në Kosovë nuk ka sistem të pavarur të drejtësisë”.

“Është e pabesueshme se si një ekip mjeko-ligjor mund të përpilojë një raport të tillë autopsie”.

“Aty thuhet se vdekja vjen si pasojë e asfiksisë, e më tej thuhet se mund të ketë qenë një ndalje e zemrës. Ky është një skenar i një filmi fantastiko-shkencor”.

“ Kurse raporti i ekspertëve të pavarur ka konstatuar se në vdekjen e Deharit, ka elemente të vetëmbrojtjes”.

“Institucionet shtetërore kanë përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit”, ka përfunduar Çaushi.

Comments