ÇAVKOV AKUZON JANEVËN PËR JOPROFESIONALIZËM


Mbrëmë rreth orës 01:30, para medieve kanë folur edhe zëvendësministri plotësues Andonov, drejtori i BSP-së Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski, në lidhje me situatën e krijuar mbrëmë në MPB.
Këta e akuzuan prokuroren speciale dhe ekipin e saj se janë joprofesional dhe se në DSK kanë ardhur të papregatitur me çka mund të shkaktojnë sulm në sistemin për ndjekje të komunikimeve në aktivitetet rrjedhëse.
Drejtori i DSK-së, Atanasovski theksoi se të punësuarit në Drejtori mbeten në vendin e punës dhe është i bindur se bashkëpunojnë me PSP-në.
“Me kërkesë janë prëfshirë masat për ndjekje të komunikimeve në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, ndrësa problem në sistemin dhe ndërprerje të punës mund të shkaktojë ajo që nuk mund të ndahen ndjekjet të cilat janë filluar para afatit përfundimtar të kërkesës, ndërkaq ende janë aktive”, pohon Atanasovski.
Sipas Çavkov, ekzistojnë rreziqe të mëdha për sistemin nëse manipulohet joprofesionalisht dhe vjen deri te ndërprerja.
“Në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ekzistojnë masa të posaçme aktuale hetimore të cilat zbatohen në sfera të ndryshme të krimit, mes të cilave edhe terrorizmi. Me të vërtetë dëshirojnë të krijojnë perceprim se dikush në DSK u bën obstruksion, ndërsa nga sistemi vetë kuptuan se nuk mund të nxirren të dhënat, përkatësisht të bëjnë eksport të të dhënave. Ai sistem nuk është pronë e MPB-së, e DSK-së, pronë e operatorit dhe vetëm personi i autorizuar mund t’i qaset atij sistemi. U bindën në të dhe i dërguan letër operatorit për të marrë autorizim përfaqësuesi i tyre në Maqedoni”, theksoi Çavkov.
Ai informoi se nga PSP-ja, diku rreth orës 20:00 i kanë parashtruar kërkesë operatorit, përkatësisht “Erikson”-it, në mënyrë që ata t’i japin autorizim përfaqësuesit të tyre në Maqedoni të realizojë qasje drejt sistemit i cili është në pronësi dhe administrim të operatorit.
“Nëse ata sigurojnë ekspert, person profesionist i cili do të mund t’i tërheqë të gjithë ato të dhëna dhe përsëri do të përsëris jo “imazhe”, sepse Katica janeva përdorë terme të cilat nuk janë të njohura për të, por eksport të të gjithë atyre të dhënave të cilat i kërkojnë, thjeshtë mundësinë e kanë nëse tani arrijnë t’i nxjerrin, tani t’i nxjerrin, por panë se nuk janë të gatshëm dhe ajo nuk është e thjeshtë për t’u realizuar”, konkludoi Çavkov.
Çavkovsqaroi se pjesëtarë të njësisë Alfa ishin sistemuar në MPB, ndërsa në orën 14:30 janë sistemuar para DSK-së. Paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme do të zbatohet kontroll dhe hetim.
“Bisedova sot me shefin e SPB Shkup, ai nuk e dinte se janë angazhuar pjesëtarë të njësisë Alfa dhe nuk e dinte se ata janë të pranishëm në rrethin e MPB-së dhe janë stacionuar para DSK-së. Ai ishte i befasuar dhe pas lajmërimit tim i tërhoqi njerëzit”, tha Çavkov.
Prokuroria speciale publike për sot në orën 11:00 paralajmëroi konferencë për shtyp në të cilën paralajmëroi se do t’i kumtojë dy hetiemt e reja të cilat dalin nga bisedat e përgjuara.