Çavkov: Do të përgjigjemi në mënyrë efektive ndaj kërcënimeve eventuale terroriste

145

Moebel THEMA

Mitko---avkov-480x320

Republika e Maqedonisë ka strukturë të ndërtuar profesionale në kuadër të MPB-së, e cila në bazë ditore komunikon me shërbimet partnere në rajon dhe më gjerë, shkëmbim të shumë informacioneve edhe atë në vetëvete është garanci se me kohë do të parandalojë, do të përgjigjet në mënyrë efektive në kërcënimet eventuale terroriste.

Kjo është përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov në pyetjen e gazetarëve për atë nëse Republika e Maqedonisë mund të jetë cak i sulmeve terroriste dhe nëse jemi të gatshëm të përgjigjemi, respektivisht të parandalojmë.

“Ka mundësia reale për sulm eventual terrorist, për atë nuk duhet ndonjë ekspertizë e veçantë, thjesht duhet të udhëhiqemi nga indikatorët që ekzistojnë. Ne deri më tani kemi treguar kapacitete të larta profesionale në përballjen me grupet e dhunshme terroriste dhe në mënyrë efektive jemi përballur me to”, theksoi Çavkov, pas promovimit të sotëm të 24 automjeteve të reja, donacion për policinë kufitare nga organizata ndërkombëtare për migracion.

Sipas tij, mbetet nevoja e mobilizimit të shoqërisë së përgjithshme në kuadër të strategjisë kombëtare për parandalim nga dhe lufta kundër terrorizmit. Gjendjet në Evropë dhe më gjerë, theksoi, çojnë në atë se nuk ka hapësirë për elaborim teorik të këtyre programeve dhe për improvizim, por duhet konkretisht dhe faktikisht përgatitje për sulm eventual terrorist”, sepse janë shumë reale.

Comments