Çavkov: Gjasat janë minimale për gjetjen e Elifit të vogël

114

 

Ministri i brendshëm, Mitko Çavkov theksoi se po vazhdojnë kërkimet për foshnjen 16 muajshe Elif Fejzullahu, por sipas tij, gjasat janë të vogla për gjetjen e saj, transmeton Zhurnal.mk

Moebel THEMA

“Po, po kërkohet ende por duhet të themi se kërkimet bëhen në rrethana të vështira, nga që e dini se si ishin rrethanat që nga fillimi. Nuk heqim dorë nga kërkimi, mirëpo sa më shumë po kalon koha, aq më tepër po zvogëlohen shanset për gjetjen e foshnjës”, tha Çavkov, përcjell Tv 21.

Ai këtë sot e theksoi i pyetur nga gazetarët rreth zhdukjes së kësaj foshnje, dhe kërkimet që po vazhdojnë. Nga 6 gushti, Elifi është e zhdukura e vetme nga katastrofa natyrore e 6 gushtit në rrethinën e Hasanbegut. Për gjetjen e saj po vazhdojnë kërkimet nga familjarët, por edhe nga vullnetarë.

 

Comments