Çavkov jep dorëheqje, ja kush do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme

210
Çavkov jep dorëheqje, ja kush do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka dhënë dorëheqje ndërsa në vend të tij është propozuar Oliver Andonov. Këtë për MIA e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë- Aleksandar Gjorgiev.

“Kryeministri Emill Dimitriev ka pranuar dorëheqjen e Çavkovit dhe në përputhshmëri me normativat ligjore ka dërguar deri te Kuvendi që të konstatoj të njëjtën. Në të njëjtën kohë kryeministri ka dorëzuar propozimin qe Oliver Andonov të jetë ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë Alekandar Gjorgjiev.

Mitko Çavkov pritet që të emërohet Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Siguri.

Ndryshim do të ketë edhe në postimin e numrit një në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim. Tani me vendim të Qeverisë në këtë post do të ulet Vlladimir Atanasovski.

Comments